Kosova
Kosovë: Mbi 10 mijë nxënës i braktisen shkollat
Shkollat në Kosovë po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve, Ministria e Arsimit thotë se mbi 10 mijë nxënës kanë ndalur procesin mësimor
Braktisja e shkollave nga nxënësit po vazhdon nga viti në vit. Arsyet duket se janë nga më të ndryshmet.
Thuhet se disa nxënës kanë braktisur shkollën, arsyeje familjare u detyruan të lëvizini nga një qytet në tjetrin, ose për arsye të kushteve.
Duhet theksuar se emigrimi po mbetet si një ndër faktorët kryesorë që shkollat e Kosovës po mbesin me më pak nxënës.
Alush Istogu, Drejtor në Departamentin parauniversiar thotë se numri i nxënësve që kanë braktisur mësimin në Kosovë, po del të jetë diku rreth 10 mijë.
“Në kuadër të MASHT-it e kemi grupin profesional qe ka nxjerrë strategjinë për braktisjen e nxënësve. Nëse shikojmë në rajon e kemi diku 1.9, përmbi 10 mijë nxënës, që nuk vijojnë mësimin”, thotë Alush Istogu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar.
Sipas të dhënave në Ministrinë e Arsimit. ka edhe raste të tilla kur nxënësit kalojnë nga një shkollë në tjetrën.
Kurse emrat e tyre vazhdojnë të figurojnë në listat e vjetra.
“Por, këta nuk e kanë braktisur tani, çdo nxënës që regjistrohet deri sa te merr fletëkalimin nuk guxon ta shtyjë nga evidenca. Ne kemi kërkuar që nxënësi të lëvizë, ti jepet fleta e kalimit, të përcjellët në shkollën tjetër, e regjistron në librin amë, që duhet të hiqet nga shkollë’’, shton ai.
Por nëse bëjmë një krahasim me vitet e kaluar, duket se kjo dukuri është në rënie.
“Është një dukuri që braktisja nuk mundet të hiqet kurrë, por mund të zvogëlohet. Kemi pas një trend, 2.5 tani e kemi dikund 1.9. Është një dukuri në rënie”.
Istogu gjithashtu tregoi për T7, se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me MPB, kanë rregulluar që atyre nxënësve që kthehen nga vendet emigrante në Kosovë, të ju mundësohet integrimi në shkollë.
Drejtori i departamentit para universitar thotë se viti 2017 ka qenë viti më i madh i braktisjeve por më pas, 2000 nxënës të rikthyer, janë integruar menjëherë në sistemin shkollor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












