CH-Ballkani
Kosovë: Ministri i Arsimit tërhiqet nga vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë tërhequr nga vendimi për kompensim të tri javëve mësim, që u humbën pas grevës.
Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi është zotuar se do të punojnë në Ligjin për pagat sa i përket ciklit klasor të mësimdhënësve, që të iniciohet ndryshimi i Ligjit dhe rritja edhe për koeficientin e mësuesve për klasat 1 deri 5.
Kjo është edhe kërkesa e SBASHK-ut, që të bëhet ky ndryshim, e pas kësaj ata do të shqyrtojnë mundësinë e zëvendësimit të orëve.
“Do të bëj tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim Këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura”, tha ministri.
SBASHK-u ka treguar se aktualisht ata janë pajtuar vetëm për zëvendësimin e 1 jave të orëve të humbura.
Ndërkaq, më 14 janar të këtij viti, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nisi grevën e përgjithshme në arsim si shenjë pakënaqësie ndaj koeficientit të pagave për punëtorët e arsimit.
Greva rezultoi me tri javë humbje mësimi për fëmijët, e kërkesa e SBASHK-ut, që ishte rritja e koeficientit të pagave për 30 për qind, nuk u plotësua, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












