Kosova
Prishtinë: Mblidhen ambasadorët e Kosovës në konferencën e 8-të
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka organizuar sot edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, një ngjarje vjetore që mbledhë përfaqësuesit diplomatikë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi punën e bërë, për të vlerësuar rezultatet dhe për të përcaktuar prioritetet e vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit nga ministria, në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministra, zëvendësministra, shefa të misioneve diplomatike dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.
“Kryeministri Kurti theksoi se rrjeti diplomatik i Kosovës është zgjeruar më shumë se kurrë në historinë e saj, duke përfshirë 53 përfaqësi në gjashtë kontinente. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit të punës së ambasadave dhe konsullatave në harmoni të plotë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për të përfaqësuar interesat e vendit me një zë të unifikuar. Duke iu referuar sfidave globale dhe rajonale, përfshirë agresionin rus në Ukrainë dhe përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se diplomacia kosovare duhet të jetë aktive, duke luftuar propagandën me promovim të vazhdueshëm të arritjeve të vendit. Ai u shpreh se, ndonëse Serbia ka mjete financiare më të mëdha për lobim, Kosova ka një kauzë të drejtë dhe përkushtim të palëkundur për paqe dhe siguri, vlera këto që nuk mund të blihen”, thuhet në njoftim.
Tutje, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, derisa ka përshëndetur punën dhe angazhimin e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës nëpër botë, theksoi reformat thelbësore që MPJD ka ndërmarrë gjatë vitit të fundit, duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar, si në MPJD, edhe në misionet diplomatike. ‘Kosova sot flet me një zë më të fortë në botë. Ne kemi reformuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kemi vendosur rregull dhe transparencë në çdo euro të shpenzuar, kemi përmirësuar ndjeshëm shërbimet konsullore dhe kemi kthyer kursimet në diplomaci ekonomike, publike e kulturore’, tha Gërvalla”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se Gërvalla theksoi rëndësinë e forcimit të diplomacisë ekonomike dhe publike, përfshirë mbështetjen e bizneseve kosovare në tregje ndërkombëtare dhe promovimin e imazhit të Kosovës jashtë vendit. Ajo nënvizoi arritjen e dy njohjeve të reja të shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si dëshmi të punës së koordinuar diplomatike.
“Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua përmirësimit të shërbimeve konsullore, dixhitalizimit të procedurave dhe përzgjedhjes së stafit diplomatik e konsullor mbi bazën e meritokracisë, integritetit dhe përvojës profesionale. Ministrja theksoi gjithashtu se mërgata mbetet një aset i çmuar për Kosovën dhe se qasja ndaj saj është gjithëpërfshirëse, nga kultura dhe arsimi te ekonomia dhe teknologjia. Duke iu referuar situatës gjeopolitike, znj. Gërvalla e cilësoi Kosovën si pjesë të palëkundur të kampit të demokracive me orientim euroatlantik, duke theksuar nevojën për unitet të brendshëm dhe veprim proaktiv në arenën ndërkombëtare. Ajo shtoi se veprimet e Serbisë për të minuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të destabilizuar vendin paraqesin një rrezik real, ndaj të cilit Kosova i përgjigjet me vendosmëri në bashkëpunim me aleatët. “Serbia mbetet një rrezik real për stabilitetin e vendit tonë. Ajo financon dhe udhëzon struktura ilegale kriminale në veri dhe punon çdo ditë për të minuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar. Ne i kundërvihemi me vendosmëri dhe së bashku me aleatët tanë do të sigurojmë që kërcënimet e saj të mos shndërrohen kurrë në realitet” theksoi Ministrja Gërvalla”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndryshe, Konferenca e 8-të e Ambasadorëve do të vijojë punimet përgjatë tri ditëve me sesione të dedikuara për planifikimin strategjik të politikës së jashtme dhe forcimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Banka qendrore zvicerane mban normat e interesit ndërsa vë në dukje rrezikun ndaj valutës Banka qendrore e Zvicrës i la normat e interesit të pandryshuara në zero për qind të... -
Konsumi i energjisë në Zvicër u rrit pak në vitin 2025 -
Ankesë ligjore pas dështimit të iniciativës zvicerane për sigurinë ushqimore -
Rihapen më herët se sa ishte planifikuar pikat kufitare mes Gjenevës dhe Francës -
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër













