Kosova
Kosovë: Nesër Kuvendi diskuton propozimin për rritjen e koeficientit të pagave
Me ftesë të partisë opozitare, AAK-së, nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se është momenti i fundit që të gjithë deputetët të mbështesin rezolutën për rritjen e pagave.
“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazikë iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”, ka thënë Tahiri, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se në seancën e nesërme do të kërkohet që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 euro.
“Kjo është thyerje dhe zhgënjim. Janë shumë familje që nuk arrijnë as të mbyllin muajin. Të tjerët detyrohen t’i kufizojnë shërbimet për fëmijët e tyre. Të moshuarit varen edhe më shumë nga përkrahja familjare e sociale. Prindërit nuk ia arrijnë t’ia dalin dhe as ta balancojnë nevojën për më shumë angazhim për pak më shumë të hyra, me nevojën për më shumë përkushtim ndaj jetës familjare. Të rinjtë ikin duke mos parë perspektivë zhvillimi dhe standardi për ta”, theksoi Tahiri. Ai shtoi se do të propozojnë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel














