Kosova
Kosovë: Nga 700 të vendosur në karantinë, vetëm tri raste pozitive me COVID 19
Nga 700 të vendosur në karantinë te Qendra Studentore, deri tani vetëm tri raste ishin pozitive me COVID-19
Rreth 2 mijë kosovarë, të cilët gjendeshin jashtë vendit, kanë kërkuar kthimin në Kosovë. Ministritë përkatëse, të cilat po përkujdesen që bashkë me ambasadat e Kosovës nëpër vendet e huaja, kanë trajtuar kërkesat emergjente si fillim për kthimin e shumë prej tyre.
Teksa po vazhdon kthimi i kosovarëve nga vendet e huaja, të njëjtit po vendosen në Qendrën Studentore në Prishtinë, për t’u karantinuar për 14 ditë radhazi.
Dje nga Zvicra e sot nga Turqia gjithsej abë afro 300 të kthyer brenda dy ditëve në vend.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, tha se është mirë t’u jepet hapësirë rasteve emergjente shëndetësore, të cilat nuk kanë më mundësi qëndrimi atje.
Por ai tha se e mira është që nga 700 të vendosur sa ishin në karantinë, vetëm tri raste ishin pozitive me COVID-19, raportojnë mediat atje, përcjellë albinfo.ch.
Ministri tha se u kanë bërë thirrjet të gjithë kosovarëve që janë jashtë vendit, që secili i ri apo e re që kanë kushte qëndrimi atje të mos marrin rrugën për Kosovë, tani për tani.
“Pasi e bën situatën të vështirë, pra t’u japim hapësirë rasteve emergjente shëndetësore.
Ajo çfarë kemi vërejtur nga ky kthim është se nga 700 të vendosur në karantinë vetëm tri ishin pozitive dhe asnjë prej tyre nuk ka infektuar të tjerët përreth që do të thotë se karantinimi ka funksionuar mirë të kthyerit e tanishëm për pjesën më të madhe të dy javëve të fundit ishin në vetizolim, prandaj pritjet për kthimin e tyre janë më të sigurta. Bashkë me ministritë e tjera jemi duke punuar për kthimin e 100 qytetarëve tanë nga Amerika, ky organizim është më i veçantë, sepse përveç që është më i largët, nënkupton edhe ndalesa nëpër aeroporte të ndryshme, do të isha i lumtur që ky fluturim të realizohet gjatë këtij muaji dhe do të ishte fluturimi i 10 në kthimin e qytetarëve në Kosovë”, përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














