Kosova
Kosovë, nga nesër mot i ftohte me reshje shiu
Nga dita e hënë deri të mërkurën Kosova, sipas IHM-së, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik që shoqërohet me reshje shiu, rrufe dhe reshje bore në vendet malore
Moti i mirë me diell që ka mbretëruar javëve të fundit, nga nesër do të prishet. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e hënë deri të mërkurën vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik që shoqërohet me reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe reshje bore në vendet malore.
“Sa i përket fushave termike priten ulje të theksuara të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke bërë që merkuri në termometër të bije deri në dy gradë Celsius, kurse në viset malore deri në zero gradë. Nga dita e enjte do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell”, thuhet në njoftim.
Temperaturat në nivel vendi do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius. Kurse gjatë ditës së sotme,. Kur edhe po mbahen zgjedhjet, temperaturat kanë kaluar 20 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












