Kosova
Kosovë: Një grup ish-studentësh të Harvard-it kanë krijuar çmimin prestigjioz “Harvard Prize Book”
Harvard themelon në Kosovë çmimin e parë rajonal “Harvard Prize Book”
Bëhet e ditur se për herë të parë në Kosovë, një grup ish-studentësh të Harvard-it kanë krijuar çmimin prestigjioz “Harvard Prize Book”, i cili do të ndahet në fund të vitit akademik 2024-2025, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se çmimi do të shpërndahet për tre nxënës dhe dy mësimdhënës të dalluar nga Shkolla Amerikane e Kosovës (ASK), për të vlerësuar përkushtimin e tyre në arritjet akademike dhe udhëheqësinë.
Fituesit do të nderohen me librin “Harvard Prize Book”, një certifikatë vlerësimi, dhe potencialisht me një vend në programin veror të Harvard Student Agencies (HSA).
Drejtori dhe themeluesi i Shkollës Amerikane të Kosovës, Ardian Hoxha, tha se qëllimi kryesor i kësaj iniciative është të tregojë se për studentët e Kosovës ndjekja e studimeve në Harvard është një synim i arritshëm.
Megjithëse Kosova nuk ka ende një klub formal të alumni-ve për shkak të numrit të vogël, ish-studentët e Harvard-it kanë krijuar organizatën “Harvard në Kosovë” për të përçuar mesazhin dhe për të ndërtuar ura mes shkollave në Kosovë dhe universitetit prestigjioz amerikan. Nën drejtimin e F. Tony Bislimit, kontakti kryesor i Harvard Alumni në Kosovë, ky çmim përfaqëson një “hap të parë drejt një lidhjeje më të ngushtë dhe të qëndrueshme” mes nxënësve të Kosovës dhe Harvard-it.
Shkolla Amerikane e Kosovës është përzgjedhur për këtë çmim për shkak të kontributit të saj në arsim si shkolla e parë me mësim në anglisht në vend dhe për nxënësit e saj të shquar. Çmimi është menduar si një burim motivimi për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke fuqizuar përpjekjet e tyre për të arritur më shumë në karrierën e tyre akademike.
Përveç Kosovës, Harvard synon të zgjerojë këtë program edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, përmes bashkëpunimeve me ish-studentë lokalë të Harvard-it.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











