Kosova
Kosovë: Një muaj paraburgim serbit të arrestuar për spiunazh
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V. nën dyshimet se ka kryer veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
”Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V. lihet në liri, i njëjti mund të jetë i paarritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











