Kosova
Kosovë: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.
Tërnava, pas mesazhit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se BIK-u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël.
“Bashkësia Islame, duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë, e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.
Ai ka thënë tutje se për shkak të pandemisë, të shmangen vizitat me rastin e festës.
“Për shkak të rrezikut të virusit t’i shmangim vizitat dhe tubimet e mëdha në hapësira të mëdha dhe të vogla”, ka thënë Tërnava.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













