Kosova

Kosovê: Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të muajit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ekzekutimi i zotimeve të mandatit të ri ka nisur me miratimin dhe zbatimin e buxhetit të ri të vendit.

Gjatë një fjalimi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se buxheti u miratua në lexim të dytë më 20 shkurt dhe kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove.

“Punën për të realizuar zotimet e këtij mandati e fillojmë me buxhetin që u miratua në Kuvend më 20 shkurt,” tha ai.

Kryeministri gjithashtu njoftoi se brenda këtij buxheti është parashikuar edhe paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila pritet të shpërndahet në fund të këtij muaji.

“Buxheti në vlerë rreth 4 miliardë euro përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të bëhet e disponueshme në fund të këtij muaji që fillon sot,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se miratimi i buxhetit përbën hapin e parë konkret për fillimin e realizimit të prioriteteve të qeverisë gjatë këtij mandati të ri.