Kosova
Kosovë: Pandemisë po i vie fundi
Mbrëmë nuk ka pasur asnjë rast.
Nëntë pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre me oksigjenoterapi dhe një është në gjendje kritike.
Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në pritje të rezultatit të testit janë edhe dy persona.
Dreshaj theksoi se pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë.
“Aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre 9 janë të konfirmuar pra me Covid-19 dhe 2 pacientë janë në pritje të rezultatit, i cili do të bëhet në ditën e sotme… Aktualisht në klinikë prej tyre 9 pacientëve që i kemi të konfirmuar, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 me oksigjenoterapi dhe 1 është në gjendje kritike, i intubuar dhe me aparat, ndërsa pacientët e tjerë janë relativisht stabil”, deklaroi Dreshaj.
Sipas infektologut Dreshaj, me uljen e numrit të të infektuarve me COVID 19, i cili mbrëmë ishte zero, pandemisë po i vie fundi.
“Kemi pacientë të moshave të ndryshme, mirëpo këtë pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë….Unë mendoj që jemi në bishtin e pandemisë, ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, dhe mendoj që po i vie fundit”, tha Dreshaj.
Mbrëmë, më 24 maj 2020, nuk ka pasur asnjë rast të ri pozitiv me COVID 19. Derisa nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












