Lajme
Trend i rritjes së infeksioneve në Kosovë, paralajmërohen masa shtrënguese
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rritje të lehtë të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Kjo rritje e lehtë e rasteve, tha Zemaj, bën që të veprohet urgjentisht për të parandaluar përkeqësimin e situatës, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
Brenda dy ditëve në Kosovë janë shënuar 159 raste me COVID-19, nga 1,330 mostra të testuara.
Ministri Zemaj shtoi se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike dhe nga mosrespektimi i masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet shëndetësore.
“Mungesa e disiplinës në institucione të ndryshme dhe në komunitet, si dhe nga fluksi i ardhur i qytetarëve nga vendet me rrezik të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje të rasteve me COVID-19. E gjithë kjo nga ne kërkon angazhim maksimal”, tha Zemaj.
Ai ka bërë të ditur se nëse nuk do të respektohen udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në ditët në vijim masat shtrënguese do të jenë të domosdoshme.
Ministri Zemaj po ashtu kërkoi që të gjitha institucionet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit, ku ka grumbullim njerëzish “sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme krejtësisht të panevojshme, si promovimet e ndryshme, tubimet publike dhe aktivitete të tjera që mund të shmangen dhe nuk janë domosdo që të mbahen me prani e grumbullim të njerëzve”.
Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.
Që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.
Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët














