Lajme
Kosovë, partitë politike pa demokraci të brendshme
Sipas konceptit demokratik, partitë politike në Kosovë funksionojnë me logjikën e liderëve meritokrat, ndërsa demokracia e brendshme figuron vetëm në letër
Subjektet politike kosovare vazhdojnë ta ngufasin demokracinë e brendshme, duke i mbytur zërat që mendojnë ndryshe. Sipas konceptit demokratik, partitë politike në Kosovë funksionojnë me logjikën e liderëve meritokrat, ndërsa demokracia e brendshme figuron vetëm në letër. Kështu të paktën vlerësojnë analistët politikë.
Driton Selmanaj, analist politik, thotë se partive politike në Kosovë, u mungon në thelb demokracia e brendshme.
“Demokracia nuk ekziston te këto subjekte politike. Nuk nënkuptohet demokraci vetëm për të thënë se organizuam një takim, forma se si merren vendimet, roli i grave, roli i të rinjve brenda strukturave politike. Cili është roli i tyre në proceset vendimmarrëse, cili është roli i liderit politik? Ai është absolut”, shprehet Selmanaj, citon REL.
Në Kosovë, sipas tij, ka parti lideriste dhe më së paku mund të flitet për parti në kontestin e demokracisë së brendshme.
Edhe Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, thotë se partitë politike luajnë një rol qenësor në zhvillimin e demokracisë, por përvojat kanë treguar se në Kosovë partitë pothuajse më shumë ekzistojnë për të përfituar, se sa për të punuar për të mirën e përgjithshme.
“Formalisht, kemi parti, të cilat kanë proceduara, mirëpo jo formalisht kemi grupe brenda partive, të cilat i menaxhojnë këto parti politike. Madje, kemi parti, të cilat kanë edhe këtë mbiemrin demokratike, lidhje demokratike, mirëpo funksionimi i tyre i brendshëm çalon shumë”, konsideron Zogaj.
Analisti Selmanaj thekson se liderët politikë, me veprimet e tyre, me demokracinë e tyre, i kanë sjellë Kosovës kriza të njëpasnjëshme politike dhe, siç thotë ai, gjendjen, në të cilën ndodhet Kosova në aspektin politik është për keqardhje.
“Ne kontestin e zhvillimit të brendshëm politik dhe demokratik të institucioneve, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë këtu, atëherë duket se kjo klasë politike me këtë mendësi politike, nuk mund të shkojë më tutje. Përfundimisht duhet qasje tjetër”, vlerëson Selmanaj.
Ndërkaq, sipas Zogajt, Kosovës i nevojitet që të ketë parti politike me demokraci të brendshme, ashtu që interesi i qytetarëve të jetë në agjendat e tyre.
“E kemi parë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku në votimin e parë për president, ne kemi parë që vetëm 50 vota kanë qenë në favor të kandidatit për president që ishte zoti Thaçi, pastaj shkoi duke u ndryshuar vullneti politik i 21 deputetëve të Kuvendit ë Kosovës”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










