Kosova
Kosovë: Përdoruesit e TikTok-ut që përfitojnë para, detyrohen të paguajnë tatim
Tik-Tok është zgjedhur një ndër aplikacionet më të shkarkuara gjatë vitit 2021, duke u radhitur në vendin e parë në SHBA me 94 milionë shkarkime nga përdoruesit e telefonëve të mençur.
Rritja e interesimit të përdoruesve për të qenë aktiv në “Tik-Tok” ka të bëjë edhe me pagesat që ky aplikacion iu bën përdoruesve që kanë aktivitet të madh dhe që mbledhin mijëra shikues në profilet e tyre, shkruan lajmi.net.
Përdoruesit e aplikacionit “Tik-Tok” kanë mundësinë që të organizojnë paraqitje “LIVE” me përdorues të tjerë të “famshëm” të këtij aplikacioni, e ku shikuesit dërgojnë para në formë të dhuratave ose që njihen ndryshe në gjuhën angleze si “gifts”.
Përfitimet e mëdha financiare nuk kanë munguar as për përdoruesit e “Tik-Tok”-ut në Kosovë, të cilët duke shfrytëzuar “famën” e tyre në këtë aplikacion, po përfitojnë mijëra euro brenda një kohe të shkurtër.
E këto përfitime, si duket po kalojnë pa u vërenjtur “nën hundën” e Administratës Tatimore të Kosovës, duke mos paguar asnjë tatim ndaj shtetit.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka thënë se vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale, licencën e të cilës e posedon ATK-ja, nuk u ofron mundësinë e analizimit të aplikacionit “Tik-Tok”, që do të thotë se ky institucion nuk ka mundësi kontrolli edhe për përfitimet e përdoruesve të saj në Kosovë.
“Vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale MKCVI për të cilën kemi rinovuar licencën na ofron mundësinë e analizimit të rrjeteve sociale, por jo edhe të ‘Tik-Tok’-ut, andaj grumbullimi dhe analizimi i informatave dhe përfituesve nga ky rrjet social mund të bëhet vetëm për raste individuale dhe atë në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, tek e cila subjektet raportuese janë të obliguara që të raportojnë të hyrat nga jashtë”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për lajmi.net.
ATK-ja ka bërë të ditur se ka në plan që gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, të koordinojnë mënyrën dhe mundësinë e identifikimit dhe pastaj edhe të trajtimit të përfituesve financiarë nga rrjetet sociale, ku përfshihet edhe “Tik-Tok”-u.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












