Kosova
“Kosovë, po largohem. Jo sepse dua, por sepse më detyrove”
Letra e një të riut që po braktis Kosovën
Ikja e të rinjve nga Kosova është një dukuri që po vazhdon ende edhe në vitin 2025, përcjell albinfo.ch.
Mundësia e punësimit për të rinjtë në fushën që ata duan, shpeshherë është e vështirë.
Këtë realitet e rrëfen edhe Kushtrim Gjinovci, i riu nga Skenderaj, i cili ka vendosur t’i japë fund përpjekjes për të ndërtuar një të ardhme në vendlindjen e tij.
Përmes profilit të tij në rrjetet sociale, ai ka thënë se po largohet nga Kosova, jo nga dëshira e tij, por nga detyrimi.
“Kosovë, po largohem. Jo sepse dua, por sepse më detyrove. Po iki nga toka që më rriti, më mësoi të dua, të ëndërroj, të shpresoj – por që nuk më dha mundësinë t’i realizoj ato ëndrra. Kosova ime, e dashur dhe e dhimbshme, sa herë kam pritur që të ndryshosh, që të bëhesh vend i mundësive dhe jo i padrejtësive, vend i punës e jo i lidhjeve, vend i meritës e jo i miqësive. Kam pritur, duruar, shpresuar… derisa shpresa filloi të bëhet plagë. E di që nuk jam i pari që largohet. Por çdo ikje është një humbje – për ty, për ne, për të ardhmen”, ka shkruar Gjinovci.
Po ashtu, ai tha se ka tentuar disa herë të ndërtojë një jetë në vendlindjen e tij, por përpjekja e tij tashmë ka mbaruar.
“Kam dashur të ndërtoj jetën këtu. Të kontribuoj, të qëndroj pranë familjes, të jetoj me dinjitet. Por më mësove që këtu nuk mjafton të jesh i dijshëm, i ndershëm dhe punëtor. Më mësove që ëndrrat këtu kanë afat skadimi. Po largohem me zemrën e rënduar, por me kokën lart. Sepse kam bërë gjithçka që kam mundur – kam mësuar, kam punuar, kam duruar. Tani është koha të mendoj për të ardhmen time, larg teje, ndoshta për herë të fundit. Kjo nuk është urrejtje. Është zhgënjim. Dhe zhgënjimi është formë dashurie që nuk ka gjetur kthim”, ka shkruar tutje Gjinovci.
Tutje ai u shpreh se Kosova i dha emrin atij, por jo edhe të ardhmen.
“Lamtumirë Kosovë, ti që më dhe emrin, por nuk munde të më japësh të ardhmen. Ti që më mësove të dua tokën, por ma shkele mundësinë për të ecur mbi të me dinjitet. Po shkoj… me një valixhe shprese dhe me një zemër që dhemb për ty, më shumë se për veten. Unë, biri yt i lodhur… por gjithmonë i yti!”, është shprehur Gjinovci.
https://www.facebook.com/share/p/14z66Ns3ES/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











