Lajme
Kosovë: Policia nis hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për, për zbardhjen e rastit të 6 personave të infektuar me COVID-19, të cilët kishin ndërruar jetë dje në Klinikën Infektive, vdekja e të cilëve u cilësua si e dyshimtë, shkruan albinfo.ch.
“Prishtinë 05.07.2020 – 01:00. Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Organet e hetuesisë a as Klinika Infektive e QKUK’së e Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë dhënë asnjë version sa i përket kësaj çështjeje.
Dyshimet e para ishin se ata mund të kenë ndërruar jetë nga mungesa e oksigjenit.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët pas ngjarjeve në Klinikën Infektive.
MSH’ja njoftoi se pacientët që ndërruan jetë mbrëmjen e së dielës në Infektivë ishin në gjendje të rëndë me COVID-19, pa dhënë informata të tjera.
Po ashtu kryeministri, Avdullah Hoti nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje. Ka thënë se për këtë çështje do të merren organet e hetuesisë kosovare.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











