Kosova
Kosovë: Pritet rritje e çmimeve të derivateve
Nga mesnata, çmimet me pakicë të derivateve në disa vende të rajonit kanë shënuar rritje.
Në një bisedë për Indeksonline, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tregon nëse do të ketë rritje edhe në Kosovë.
“Çmimet sot sillen përafërsisht, Diesel 0,87, Benzina 0,88. Çmimet janë në rritje, por që qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”, ka thënë Berjani.
Ai ka bërë me dije se Organizata Prodhuese OPC ka marrë vendim që të redukohet prodhimi, andaj edhe do të kemi rritje të çmimit.
“Pasi që Organizara Prodhuese OPC ka marrë vendim që të reduktohet prodhimi, kemi rritje të çmimit, por është një rritje e lehtë ditore me shumicë, ndërsa me pakicë nuk kanë lëvizur”, ka thënë tutje ai.
“Ditëve në vijim pritet rritje e çmimeve më e theksuar, por që prapë Kosova do të jetë me çmim më e lira”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












