Lajme
Kosovë: Qeveria përpiqet të rikthejë mjekët nga diaspora
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka deklaruar se po fillon epokë e re e angazhimit të profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe ata që kanë përfunduar shkollimin në Kosovë dhe nga Evropa e SHBA-ja.
Ai tha se ky Udhëzim Administrativ heq barrierat burokratike të marrjes së licencës.
“Bashkatdhetarët tanë që angazhohen në institucionet tona publike, do të kenë licencë 5-vjeçare dhe do të hiqen taksat për ta”, tha ministri Latifi, në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Procedura për licencim të tyre do të jetë shumë më e shkurtër”, tha ministri Latifi.
Ai e pranoi se aktualisht ka pabarazi mes mjekëve nga Prishtina me vendet e tjera të Kosovës, meqë shumica e ekspertizës është në kryeqytet.
“Kemi shumë kirurgë në Prishtinë e jo në spitalet e tjera. E kemi vendosur ta bëjmë ridistribuimin e ekspertizës sonë”, tha Latifi.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










