Kosova
Kosovë: Quint-i dhe BE-ja të shqetësuar për kufizimin e garës së partive në zgjedhje lokale
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me përpjekjet e disa aktorëve politikë për të kufizuar garën ndërmjet partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se çdo veprim për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës.
“Presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapa të mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen rreptësisht në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Quint-i dhe BE-ja gjithashtu i kanë inkurajuar partitë e prekura që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore përmes Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të kërkuar zgjidhje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër













