Kosova
Kosovë: Rifillon procesi i numërimit të votave në 11 komuna
Sot nga ora 16:00 ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve për subjektet politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka thënë se ka rifilluar procesi në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.
Deri më tash janë procesuar 2009 nga 2557 vendvotime, apo 78.57 për qind, transmeton albinfo.ch.
“Të enjten (1 janar 2026, ora 16:00) në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka njoftuar Elezi.
Pas verifikimit të votave nga 78.57 për qind të vendvotimeve, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 48.48 për qind. Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.72 për qind e Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 12.7 për qind.
E-Diaspora
-
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG " Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura, në fakt gjithçka... -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Gripi po vazhdon të përhapet në Zvicër Gripi sezonal ka vazhduar të përparojë në Zvicër gjatë javës së kaluar, e cila përkon me... -
Presidenti për zjarrin në Crans-Montana: Pikëllimi ka përfshirë të gjithë vendin dhe shumë më gjerë -
Presidentja e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër -
Rreth 40 të vdekur dhe 115 të plagosur rëndë si pasojë e zjarrit në resortin e skive -
Njoftohet për mijëra shkurtime të reja në vendet e punës në Zvicër për vitin 2026












