Kosova
Kosovë: Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi
Edhe një 70 vjeçar nga Vushtrria ndërron jetë si pasojë e koronavirusit
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Komuna e Vushtrisë, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, 93 prej të cilëve rezultuan të prekur nga sëmundja. Sipas zyrtarëve atje, pesë pacientë janë në gjendje kritike e 41 të tjerë janë në terapi intensive.
Që nga fillimi i krizës në Kosovë janë shënuar 2,169 raste te koronavirusit e kanë ndërruar jetë 37 persona. Ndërkohë Telegrafi thotë se rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditët e fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk ndalet.
Vetëm gjatë fundjavës, thonë mediat kosovare duke cituar statistikat e policisë së Kosovës, në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me mijëra vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën














