CH-Ballkani
Kosovë: 228 kilogramë mbeturina për kokë banori brenda vitit
Derisa bota është duke ndërmarrë hapa urgjentë që të ndalë ndotjen nga plastika, që po shkakton dëme marramendëse në ambient, Kosova ende përballet me menaxhimin e mbeturinave.
Llogaritet se rreth 300 milionë tonë plastikë prodhohet në botë çdo vit, e që një shishe plastike të shpërbëhet nga toka i duhen mbi 400 vjet.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për mbeturinat komunale, vlerësohet se për kokë banori, mesatarisht grumbullohen 228 kg mbeturina në vit, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Nëse kjo shumëzohet me numrin e popullsisë, në Kosovë prodhohen rreth 409 mijë tonë mbeturina në vit, e shumë prej tyre nuk trajtohen fare.
Mbeturina të shumta në Kosovë shihen në çdo qosh, përfshirë ambiente që shfrytëzohen për pushim, siç është Liqeni i Badovcit.
Me shtimin e numrit të vizitorëve, rriten edhe mbeturinat në njërin ndër vendet më atraktive në rajonin e Prishtinës.
Liqeni i Badovcit frekuentohet edhe nga peshkatarët, të cilët janë të zhgënjyer që liqeni nuk po mirëmbahet.
Qytetarët fajësojnë njëri–tjetrin që nuk i largojnë mbeturinat dhe nuk po kujdesen për hapësirat publike.
Nga organizata “Green Art Center”, e cila ka katër vjet që punon me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, thonë se është e rëndësishme që qytetarët të vetëdijesohen edhe për riciklimin e mbeturinave, përcjell albinfo.ch.
Green Art Center ishte pjesë e aksioneve të pastrimit vitin e kaluar në bashkëpunim me Lets Do it Kosova dhe Ministrinë e Mjedisit.
Fushata kishte zgjatur tre muaj dhe ishin larguar 803 deponi ilegale e shumë mbeturina në hapësira publike në gjithë Kosovën, por kjo nuk e kishte zgjidhur problemin që nga Qeveria u nis si ide për ta pastruar Kosovën.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












