Kosova
Kosovë: Shpërndahen pako ushqimore, donacion nga shqiptarët e Zvicrës
Këto pako do të dorëzohen tek kategoritë në nevojë
570 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Kosovë janë shpërndarë si donacion nga xhamia shqiptare në Sydney të Australisë dhe shqiptarët në Zvicër.
“Ky organizim është bërë i mundur fal kontributit të diasporës shqiptare, 420 pako ushqimore dhe higjienike janë dhuruar donacion nga xhamia shqiptare në Sydney te Australisë (Islamic Centre Sheikh Albani), si dhe 150 pako nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër”, tha hoxha Labinot Maliqi.
Sipas tij, pakot kanë filluar t’i shpërndajnë në këto qendra për familjet me raste sociale:
– Qendra për Punë Sociale
– Shoqata e “Familjarëve të Personave të Pagjetur”
– Familjeve të Veteranëve të Luftës së UÇK-së
– Personave të verbër
– Personave shurdhë-memecë
– Shoqata ”Down Syndrome Kosova”
– Shoqata ”Autizmi”
– Familjeve me jetimë
– Komuniteti Boshnjak në Vitomericë të Pejës
– Komuniteti Romë/Ashkali në Fushë Kosovë, etj
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën














