Lajme
Kosovë, shumica e hoteleve të zbrazëta
Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, ndërsa sipas ASK-së, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot statistikat e hotelerisë për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të cilave, më shumë se 85 për qind e kapacitete hoteliere kanë qen të zbrazëta. Anketa është zhvilluar në 104 hotele gjithandej territorit të Kosovës, ndërsa shfrytëzimi i kapaciteteve ka mbetur nën 15 për qind.
Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43 për qind.
Në tremujorin e fundit, numri i vizitorëve është 30 685, prej tyre 41.65 për qind janë vizitorë vendorë dhe 58.35 për qind janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në tre mujorin w fundit të vitit 2015, është 45 309, ku 37.56 për qind e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 62.44 për qind janë të huajt.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21 310 vizitorë dhe 32 676 netëqëndrime. Ndërsa numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës e Pejës. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja, Gjermania etj”, thuhet në statistikat e AASK-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












