Kosova
Kosovë, sot vendoset për masat anti-Covid
Pritet të largohet ora policore
Sot, kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Përveç tjerash, do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për media se janë duke u koordinuar kërkesat e komunave, përmes kryetarëve të tyre.
“Jemi duke i koordinuar kërkesat e komunave përmes kryetarëve të komunave. Jemi në kontakt me kryetarë dhe ata janë shumë të angazhuar sa i përket zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka deklaruar se kërkesë e komunave është largimi i masave kufizuese që janë në fuqi.
“Pra, përveç vaksinimit të popullatës, largimit të kufizimit të lirisë së lëvizjes, komunat janë të interesuara që të largohen masat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokale. Pra, edhe një herë, kryetarët kërkojnë që të ketë kujdes sa i përket shëndetit publik mirëpo gjithnjë duke shtuar kujdesin për zhvillim ekonomik lokal duke marrë për bazë se shumica e shteteve, jo vetëm në rajon, janë duke i liberalizuar masat”, ka deklaruar Ibrahimi për media.
Takimi virtual i Vitisë me krerët e komunave të vendit do të mbahet në orën 10:00.
Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit ka paralajmëruar se do të ketë lirim të masave gjatë kësaj jave.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT-ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













