Kosova
Kosovë: Transporti hekurudhor, ajror dhe telefonia mobile shënojnë rritje
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mujor të transportit dhe telekomunikimit për shtator të së cilit tregohet rritje e dukshme në trafikun ajror, hekurudhor dhe në shërbimet e telefonisë mobile, ndërsa vërehet rënie e lehtë në trafikun e telefonisë fikse.
Gjatë shtatorit 2025 janë realizuar 1,196 fluturime, që paraqet një rritje prej 7,3% krahasuar me shtatorin 2024. Numri total i udhëtarëve ka arritur në 374,982, duke shënuar një rritje prej 8,9% në raport me vitin paraprak. Udhëtarë në ardhje: 165,570 (+8,8%), udhëtarë në shkuarje: 209,412 (+9,0%), transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se në sektorin hekurudhor, gjatë shtatorit 2025 janë regjistruar 8,218 udhëtarë, një rritje prej 59,5% krahasuar me shtatorin 2024, ndërsa, transporti i mallrave ka qenë zero për këtë muaj.
Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ka arritur në 68,091, një rritje shumë e lehtë prej 0,1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë, trafiku i realizuar në këtë rrjet ka rënë në 1,962,842 minuta, që përfaqëson një ulje prej 2,2%.
Sa i përket telefonisë mobile, është shënuar rritje në përdoruesit Prepaid dhe Postpaid. Përdoruesit me parapagim (Prepaid): 1,682,992 (+0,38%), përdoruesit me kontratë (Postpaid): 321,338 (+3,26%)
Sipas të dhënave nga ASK, vërehet rritje e vazhdueshme të mobilitetit të qytetarëve, veçanërisht në transportin ajror dhe përdorimin e telefonisë mobile, ndërsa shërbimet fikse të komunikimit mbeten në rënie të lehtë. ASK do të vazhdojë monitorimin periodik për të pasqyruar trendet e zhvillimit në këta sektorë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos Rritet përkushtimi për ruajtjen e identitetit kombëtar... -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











