Kosova
Kosovë: Tre të vdekur në aksidente gjatë fundjavës
Gjatë fundjavës në Kosovë, tre persona kanë vdekur në aksidente trafiku.
Të shtunën një aksident me fatalitet ka ndodhur në Shtupeq të Pejës. Një person vdiq dhe një tjetër është lënduar pas vetaksidentit me motoçikletë.
“Në të (motoçikletë v.j.) kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marrë lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e së shtunës, Policia ka raportuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një furgoni dhe një veture në fshatin Gllarevë të Klinës.
Sipas njoftimit, dy automjetet janë përfshirë nga flakët teksa drejtuesi i veturës së kapluar nga flakët nuk ka arritur të dalë nga vetura dhe ka humbur jetën. E, drejtuesi i furgonit të përfshirë në aksident është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq dje, një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, teksa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda në vetaksidentin e ndodhur në orët e hershme të kësaj dite.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










