Lajme
Kosovë-Turqi, marrëveshje për Riatdhesim
Republika turke është partner strategjik i Republikës së Kosovës, dhe ky partneritet do të vazhdojë në të gjitha fushat pa përjashtim”, tha ministri i Brendshëm, Skender Hyseni
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Turqisë kanë nënshkruar sot në Prishtinë, Marrëveshjen për Ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në dy shtetet. Marrëveshje u nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ndërsa ishte kërkuar nga zyrtarët në Bruksel, si kusht për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.
Me këtë rast, ministri Hyseni tha se ky nënshkrim i Marrëveshjes bën një avancim të mëtejmë të marrëdhënieve vëllazërore dhe shumë të ngushta miqësore me Republikën e Turqisë.
“Republika turke është partner strategjik i Republikës së Kosovës, dhe ky partneritet do të vazhdojë në të gjitha fushat pa përjashtim”, tha ministri Hyseni, sipas të cilit, Marrëveshja e nënshkruar përpos rëndësisë praktike që ka në fushën e riatdhesimit në mes dy vendeve, për Kosovën ka një rëndësi të veçantë në rrafshin e liberalizimit të vizave.
Ndërsa ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Turqisë bazohen në kulturë, miqësi dhe histori të përbashkët.
“Jemi shumë të kënaqur që bashkë më Kosovën, kemi marrëdhënie të përkryera në fushën e ekonomisë, kulturës, shkencës. Ne vlerësojmë shumë zhvillimin e Kosovës jo vetëm për popujt që jetojnë këtu, por për zhvillimin dhe stabilitetin e përhershëm të Ballkanit”, tha ambasadorja Kiliç.
Ajo u zotua se Republika e Turqisë do të vazhdojë të japë përkrahjen e saj që Kosova të ketë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Kjo Marrëveshje plotëson njërin ndër kriteret themelore të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, si dhe është njëra ndër objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në fushën e ri-pranimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













