Kosova
Kosovë: Ulet numri i përdoruesve të telefonisë mobile, më shumë përdoret interneti
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë ka publikuar raportin për tregun e komunikimeve elektronike ku shihet se ka rënie të numrit të përsoruesve të telefonisë mobile, transmeton Albinfo.ch.
“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të dytë (TM2-2022) është 1,728,014 përkatësisht për –11.00% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2021) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2022 numri i përdoruesve është –0.23% me i ultë. Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.18% të numrit të popullsisë”, thuhet në raportin e ARKEP-it.
Por ndryshe qëndron situata kur flitet për përdoruesit e internetit e cila ka shënuar rritje.
“Nga kjo vërehet një rritje prej 22,378 parapagues apo 6.04% në krahasim me TM1 2022, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 3.06 % në krahasim me periudhën TM2 2021. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 132.1%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.62%”, thuhet tutje në raport.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










