Lajme
Kosovë: Vdes një person nga ethet hemorragjike Krime Kongo
Një person 44-vjeçar nga komuna e Malishevës ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike Krime Kongo (EHKK).
Rasti është konfirmuar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka njoftuar Komuna e Malishevës, shkruan albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.
Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.
Ndërsa IKSHP ka bërë me dije se për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës, 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.
Për gjashtë vjet me radhë në komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vjet radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër














