Kosova
Kosovë: Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk do t’i përfshijë katër komunat veriore
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike 16.1 për qind nuk do të përfshijë katër komunat veriore të Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim të ZRRE-së, tarifat e miratuara nga Bordi i këtij institucioni do të hyjnë në fuqi më 1 qershor 2025 dhe do të zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal në të gjithë territorin ku ai operon.
Megjithatë, sipas ZRRE-së komunat veriore – të cilat aktualisht furnizohen nga kompania Elektrosever – nuk përfshihen në këtë vendim, pasi siç thuhet nga ZRRE-ja, Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore atje janë të ndryshme.
“Tarifat e miratuara nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zbatohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal duke filluar nga data 01 qershor 2025 në gjithë territorin ku ai operon. Nëse pyetja ka të bëjë me katër komunat veriore të vendit të cilat aktualisht furnizohen nga Elektrosever, atëherë këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE-ja për KosovaPress.
Për gati 25 vjet, banorët në katër komunat veriore të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të shpenzuar. Faturimi në këtë pjesë ka filluar tek në shkurt të vitit 2024, por pjesa më e madhe e banorëve vazhdojnë të mos e paguajnë.
Shkalla e pagesës që nga shkurti i vitit 2024 e deri në dhjetor të po këtij viti për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mësohet të jetë jo më pak se 20 për qind.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë më 11 prill bëri të ditur se rritja e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është 16.1 për qind.
Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16. 1 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu. Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe disa protesta në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










