Lajme
Kosovë-Zvicër, marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, falënderoi Qeverinë Zvicerane për gatishmërinë e tyre që në afat rekord të kryhen të gjitha negociatat dhe të nënshkruhet kjo marrëveshje
Ministri i në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet nënshkruan sot (e premte) në Prishtinë, marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe për parandalimin e evazionit fiskal ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal të Zvicrës. Kjo marrëveshje konsiderohet shumë e rëndësishme pasi që në shtetin helvetik jetojnë një numër i madh i kosovarëve.
Me këtë rast, ministri i Financave, Avdullah Hoti, falënderoi Qeverinë Zvicerane për gatishmërinë e tyre që në afat rekord të kryhen të gjitha negociatat dhe të nënshkruhet kjo marrëveshje.
“Kjo marrëveshje do të na ndihmojë shumë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje që kemi ndërmjet dy shteteve tona. Për neve Zvicra është vend mik dhe vend për të cilin kemi konsiderata të qarta, për arsyen e thjeshtë që një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë me familjet e tyre në këtë shtet”, tha Hoti.
Ai gjithashtu shtoi se përmes kësaj marrëveshje krijohet një kornizë e re për të mundësuar investime më të mëdha nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, për të rritur intensitetin e tregtisë që kemi ndërmjet dy vendeve tona.
“Janë mbi 270 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, që dërgojnë qindra dhe miliona euro tek familjet e tyre në Kosovë. Përmes kësaj Marrëveshje ne krijojmë një bazament të fuqishëm që të nxisim edhe investimet zvicerane në Kosovë”, shtoi Ministri Hoti.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet, tha se është me rëndësi për të definuar këtë kornizë që lejon mundësitë për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore. Edhe Lebet vlerësoi se marrëveshja ofron mundësi për të arritur dhe forcuar anën ekonomike dhe ligjore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











