Lajme
Kosovën e ka njohur Republika e Malit
Republika e Malit bëhet vendi i 92-të, i cili njeh Republikën e Kosovës
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli deklaroi të shtunën se Republika e Malit e ka njohur Republikën e Kosovës duke u bërë shteti i 92-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ka njohur shtetin më të ri në Evropë.
Në një konferencë për medie, zëvendëskryeministri Pacolli prezentoi edhe notën verbale të nënshkruar nga presidenti i Malit, Dioncounda Traore nëpërmjet të cilës ky shtet renditet në mesin e shteteve që deri më tani kanë njohur Republikën e Kosovës.
Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës perëndimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën. “Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithçka do të përmbyllet”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Pacolli.
Përveç Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës. Kontinenti i zi, ndërkaq ka qenë në agjendë të Pacollit gjatë gjithë këtij viti. Ai ka vizituar Afrikën tri herë gjatë periudhës njëvjeçare, ndërsa ka sjellë disa njohje. Mirëpo disa nga njohjet që i ka proklamuar Pacolli, asnjëherë nuk janë konfirmuar.
Megjithatë detyra e Pacollit brenda Qeverisë Thaçi ka qenë lobimi dhe sjellja e sa më shumë njohjeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












