Zhvillim
Kosovës i mohohen pronat në vendet e rajonit
Ekspertë për çështje ekonomike, i vlerësojnë të mangëta informacionet rreth angazhimit të autoriteteve kompetente për kthimin e pronave
BSPK tërheq vërejjen se Kosova po i humb pronat e ndërmarrjeve që gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë, th. Këto prona nuk po mbrohen nga autoritetet kompetente thonë sindkalistët.
Sipas Hasan Abazit nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, edhe pse informacione zyrtare mungojnë për gjendjen e aseteve në shtetet e rajonit, informacionet tregojnë se disa nga pronat tashmë janë privatizuar, apo shfrytëzohen nga persona të shteteve tjera, raporton Radi Evropa e Lirë.
“Është rasti i pushimores në Mal të Zi, që në kontestin gjyqësor ajo tashmë ka shkuar [është humbur]. Është momenti i fundit që qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, përgjegjëse për këto prona, që të mirat materiale të atyre pronave t’i sjellin në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Abazi.
Dokumentet zyrtare thonë se në rajon gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore. Autoritetet kompetente në Prishtinë disa herë kanë njoftuar se do të kërkojnë kthimin e tyre.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një përgjigje përmes postës elektronike, kanë thënë se janë duke u angazhuar në këtë drejtim, përmes vizitave dhe bisedimeve direkte me shtetet fqinje.
Por, ekspertë për çështje ekonomike, i vlerësojnë të mangëta informacionet rreth angazhimit të autoriteteve kompetente për kthimin e pronave.
Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik, dyshon se disa nga këto prona tashmë janë privatizuar.
“Unë mendoj se zgjidhja e problemit të pronave të Kosovës jashtë territorit dhe atyre të vendeve tjera në territorin e Kosovës, konkretisht sa i përket Serbisë, mund të ndodhë përmes procesit të sukcesionit”.
“Kurse me republikat tjera do të duhej të zgjidheshin me një mirëkuptim të përbashkët. Të gjendet një zgjidhje e cila do t’i mbronte interesat e të gjitha palëve në këto prona të përbashkëta”, shprehet Sadiku.
Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 42, 15 në Bosnjë e Hercegovinë, 6 në Kroaci, 4 në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.
Si alternativë të duhur për zgjidhjen e situatës me pronat jashtë Kosovës, Hasan Abazi nga BSPK, e vlerëson privatizimin e tyre.
Sipas tij, mosmenaxhimi i tyre nga autoritetet kompetente, thotë ai, krijon dyshime se persona apo grupe të caktuara të interesit nga Kosova dhe qytetararë të shteteve ku gjenden pronat, përfitojnë nga to.
“Ato prona për shumë vite Kosova nuk ka arritur t’i menaxhojë, pra ato nuk i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës, i shfrytëzon dikush tjetër”.
“Por, vetë fakti se heshtet kjo çështje dhe nuk privatizohen këto prona, lënë vend për dyshim se dikush përfiton nga këto. Ajo që dihet është se nuk përfiton populli dhe Republika e Kosovës”.
Ndryshe, në bazë të dokumenteve zyrtare, ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova dhe kombinati metalurgjik “Trepça”, kanë numrin më të madh të pronave në shtetet e ndryshme të rajonit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana














