Kosovës i shtohen edhe 8 konsuj të rinj

Në listën e konsujve të rinj një është emëruar në Austri, katër në Turqi, nga një në Haiti, Maldive dhe në Republikën Dominikane

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka emëruar tetë personalitete të ndryshme ndërkombëtare si konsuj të Kosovës nëpër botë.

Në listën e konsujve të rinj vetëm një është nga Evropa, profesori Markus Paulmichl i Austrisë, ndërsa katër të tjerë janë në Turqi, një është emëruar në Haiti, një Maldive dhe një në Republikën Dominikane.

Zyrtari për informim në MPJ, Drilon Zogaj ka thënë për RTK, se lista e konsujve të nderit do të pasurohet shpejt edhe me emra të tjerë.“Mund të ju informojmë se përveç konsujve tashmë të emëruar, MPJ në koordinimin me institucionet e tjera kompetente për t’u marrë me politikë të jashtme do të emërojnë edhe një numër të konsujve të nderit dhe se ata do të kenë rol të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet”, ka thënë Zogaj.Konsujt e nderit të Kosovës në botë emërohen nga MPJ e Kosovës në koordinim edhe me institucionet tjera. “Konsujt e deritashëm por edhe ata që do të emërohen ndërkohë do të jenë të propozuar nga Presidentja, Qeveria, Zëvendëskryeministri Pacolli apo edhe institucionet e tjera të Kosovës”, ka thënë Zogaj.Aktualisht konsujt e nderit të Republikës së Kosovës në botë janë: Markus Paulmichl në Austri, Kaan Kasif Kavaloglu, Emin Hisarcikliogolu, Muharrem Toprak dhe Fahrettin Gulener në Turqi. Samuel Peralta Sosa në Republikën Dominikane, Ahmed Shaheed në Republikën e Maldiveve dhe Patrick Rouzier në Haiti.