Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Shkolla verore “Jam shqiptar”, nisin aplikimet për edicionon e dytë Kujtojmë se vitin e kaluar për herë të parë Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi shkollën...
-
Pse banorët e huaj të pasur kanë më shumë gjasa të bëhen shtetas zviceranë?
-
Lucern: Dënohet me nëntë vjet burgim tregtari shqiptar i drogës
-
Mbi një mijë punëtorë shëndetësorë kosovarë u punësuan në Gjermani për nëntë muaj
-
Austri: Djemtë e dëshmorit përzgjidhen për të prezantuar historinë e tyre të suksesit si ekspertë integrimi
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ndajnë tri punët shtëpiake në mënyrë më të drejtë Familja vazhdon të gëzojë një status të lartë në Zvicër. Një sondazh i ri tregon se...
-
Në Zvicër konsumohen 50 kg mish për kokë banori në një vit
-
Praktika mbetet zgjedhja e parë për të rinjtë zviceranë
-
Rreziku nga vërshimet, merren këto masa në disa kantone
-
USS kërkon një pagë minimale prej 5000 frangash pas praktikës