Uncategorized
Kostume plazhi që tregojnë se jeni rrezitur mjaft
Marie Spinali ka disenjuar rroba plazhi për gratë që janë të lidhur me një smartphone për t’i paralajmëruar ato që i bartin se duhet të përdorin krem për të mbrojtur lëkurën nga dielli.
“Ideja më erdhi kur kam vënë re një vajzë në plazh, e cila ishte djegur në diell”, shpjegon Marie Spinelli, pronare e kompanisë „Spinali Design“, në lindje të Francës.
“Më është kujtuar se ka vazo të luleve me sensorë që paralajmërojnë kur bimët kanë nevojë për ujë, kështu që mendova ndoshta do të duhet të shpikim diçka që njerëzit do të paralajmërohen se shumë janë ekspozuar ndaj diellit dhe se është koha për të përdorur krem për të mbrojtur lëkurën nga dielli”, thotë ajo për AFP, përcjell albinfo.ch.
Spinali është duke shpresuar se këtë vit do të shesë rreth një mijë rroba të tilla me etiketën “Made in France”.
Kostumet, siç shpjegohet nga Spinali kanë të bashkangjitur një sensor të vogël, i cili i reziston ujit dhe mat rrezatimin ultraviolet. Informacionet do të barten nëpërmjet smartphone-s ose tabletës deri te pronari për llojin e lëkurës dhe përqindjen e dëshiruar të rrëzitjes.
Ajo thotë se kjo shpikje është praktike, sepse njerëzit të cilat janë të ekspozuar ndaj dielli nuk e din kur është koha e duhur që të lyhen me krem kundër djegies nga rrezet e diellit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












