Kosova
KPK reagon pas deklaratave të Kurtit në lidhje me sulmin në Banjskë
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka thënë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ngritur aktakuza të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Sipas këtij këshilli, Prokuroria Speciale, në përputhje me ligjin, operon si një institucion i pavarur dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit për mbledhjen e fakteve, transmeton Klan Kosova.
“Rrjedhimisht, KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Tutje theksohet se përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë siç u tha, si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale.
Tutje këto deklarime të Kurtit, KPK-ja i ka cilësuar si keqpërdorim të fjalës së lirë, ndërsa theksohet se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet nga këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













