Kosova
KQZ: Deri në ora 15:00, votuan rreth 25 për qind kosovarëve
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 24,95 për qind është dalja e votuesve deri në ora 15:00
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, në raundin e balotazhit për kryetarë komunash që po mbahet sot në Kosovë, po vërehet një numër më i vogël i votuesve. Deri në orën 15:00 konfirmohet se kanë votuar rreth 25 për qind e qytetarëve të Kosovës që kanë pas të drejt vote në zgjedhjet e raundit të dytë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 24,95 për qind është dalja e votuesve deri në ora 15:00.
Ndryshe, nga 38 komunat e Kosovës, gara zhvillohet në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në rrethin e parë, më 22 tetor. Ndërkaq, në komunën e Parteshit do të ketë rivotim për kryetarin e ri. Të drejtë vote, përfshirë të gjitha komunat në balotazh, kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka konfirmuar hapjen e 614 qendrave të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që do të monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, është më shumë se 12 mijë. Monitoruesit janë përfaqësues nga subjektet politike, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizata joqeveritare, si dhe monitorues nga Bashkimi Evropian.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











