Kosova
KQZ informon votuesit për mënyrën e plotësimit të saktë të fletëvotimit
Përmes një njoftimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur hapat dhe procedurat se si plotësohet fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve.
Theksohet se në anën e majtë të fletëvotimit është i renditur subjekti politik, ndërsa në anën e djathtë janë kandidatët për deputetë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen të dielën, më 14 shkurt.
Njoftimi i plotë i KQZ-së
“Si të plotësohet fletëvotimi?
Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.
Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit.
Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.
Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00”.
Dokumentet e vlefshme për votim
- Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të vlefshme të lëshuara nga Republika e Kosovës:
A. Letërnjoftim;
B. Pasaportë;
C. Dokument i udhëtimit; dhe
D. Patentë shoferi.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










