Kosova
KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare
LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme
PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme
Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë gazetës “Zëri” se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë poshtë kërkesën e LVV-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.
Ai më tutje tha se rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen në përmbylljen e kësaj çështjeje. “KQZ-ja nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë ai. Elezi i tha “Zërit” se KQZ-ja tani do të shpallte rezultatet përfundimtare po të mos ekzistonte çështja e 4639 votave të diasporës.
“Po të mos ishte kjo çështje, ne edhe sot do t’i shpallnim rezultatet. Mirëpo, s’mund ta bëjmë këtë pa përfunduar kjo çështje”, ka thënë ai.
Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po e cilëson si të drejtë dhe korrekt vendimin e PZAP-it për refuzimin e numrit të votave të ardhura me postë pas datës 6 tetor.
Kryeziu thekson se respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit.
“Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-it në lidhje me vlefshmërinë e votave me postë, të arritura pas 6 tetorit”, ka thënë Kryeziu përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















