Kosova
KQZ-ja tregon se si do të përgatiten zgjedhjet për 37 ditë
Tashmë dihet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si kurrë më parë, do të përballet për të katërtën herë me procesin zgjedhor, e këtë herë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për Ekonominë Online ka treguar se ka në dispozicion 37 ditë për ‘i organizuar zgjedhjet, ndryshe nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, kur KQZ-ja kishte muaj të tërë kohë për përgatitje, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Afati i subjekteve politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës, koha për deklarim të koalicioneve dhe të gjitha aktivitetet tjera zgjedhore do të organizohen në afate tepër të shkurtra kohore.
“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ-ja ka në dispozicion vetëm 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. Kjo është një e drejtë që KQZ-së ia jep Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pra, të gjitha aktivitetet duhet të organizohen brenda këtyre ditëve”, tha Elezi.
Sipas Elezit, KQZ së shpejti do të vendosë për afatet kohore të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, përfshirë edhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për subjektet politike.
“Së shpejti, KQZ-ja do të marrë vendim për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pra, përmes këtij vendimi, KQZ-ja do të caktojë afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ-ja do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, afatet për akreditimin e vëzhguesve, e të tjera”, tha Elezi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë procesi i katërt zgjedhor brenda vitit, pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe rundit të dytë më 9 nëntor.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri











