Kosova
KQZ: Kemi pranuar peticionet nga katër komunat në veri, na duhet kohë për të bërë verifikimin e tyre
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se pranuar peticionet nga katër komunat veriore për shkaktimin e kryetarëve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë sot ka shtuar se numri i nënshkrimeve është i madh dhe se ju nevojitet kohë për verifikimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
“E konfirmoj që i kemi pranuar peticionin nga katër komunat. Ka numër të madh dhe nevojitet kohë zyrtarët me bë verifikimin e tyre”, ka thënë ai sot gjatë mbledhje se rregullt të KQZ-së.
Peticionet me nënshkrime të votuesve pasi t’i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre, hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve.
Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në veri mund të mbahen brenda pak muajve të ardhshëm.
Kurti tha se qeveria të cilën ai e drejton është e përkushtuar që të mbajë zgjedhje shpejt.
“Mund të jenë këtë vit – në disa muajt e ardhshëm”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












