Kosova
KQZ: Numërohen 75% e votave nga përfaqësitë diplomatike
Rezultatet e para nga votat e diasporës: LVV kryeson me mbi 87 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në përditësimin e fundit të bërë më 3 janar në ora 08:25, ka bërë të ditur se janë publikuar rezultatet e 75 për qind të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, deri tani janë numëruar 30 nga gjithsej 40 kuti të votimit, që përfaqësojnë votat e diasporës të hedhura në ambasada dhe konsullata.
Nga këto rezultate paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave, duke kryesuar bindshëm me 87.15 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.50 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.87 për qind.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.59 për qind të votave, Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) 0.27 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate 0.26 për qind.
Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike pritet të vazhdojë edhe në orët dhe ditët në vijim, derisa të publikohen rezultatet e plota për votën e diasporës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova Rriten pritjet në disa pika kufitare për dalje nga Kosova... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova doktoron në SHBA me studim mbi krimet e luftës -
Gjermani
Shkolla Shqipe në Bavari përfaqëson shqipen mes shumë shkollave në Mynih -
Austri
Diellëza Turkaj, një shembull përkushtimi në drejtimin e SHKA “17 Shkurti” -
Nju-Jork
Shembull suksesi në diasporë, Gzim Palaj arrin rang të lartë drejtues në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2 orë bllokim trafiku në Gotthard: Kolona, 15 kilometra e gjatë Pas orës 16:00, bllokimi i trafikut u shtri për 15 kilometra përpara portalit jugor të tunelit... -
Pronarët e shtëpive në Lucernë përballen me sfida me detyrimin për energji diellore -
Zjarri në Crans-Montana: Prokuroria publike hap hetim penal kundër pronarit të barit -
E drejta e votës së të huajve diskutohet në Gjenevë -
Ku qëndron Zvicra në aspektin e mbrojtjes nga zjarri












