Shqipëria
KQZ pas mbylljes së procesit të votimit: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ka cilësuar procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij.
Ai ka përmendur problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një.
“Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan nga ne. Procesi i identifikimit ka shkuar mirë, përveç rasteve kur operatorët nuk u paraqitën dhe 4 rasteve kur kaloi identifikimi me listë zgjedhësish. Kemi pasur shkëmbim informacion me prokuroritë për 5 raste, informacione të cilat i kemi marrë ne si KQZ dhe në vlerësimin tonë, ua kemi përcjellë prokurorive. Bëjmë thirrje që partitë të krijojnë qetësi për numëruesit dhe anëtarët e komisionit. Është e këshillueshme, që edhe pse është detyrim të zbatosh ligjin, që deklarimet për rezultatet nga përfaqësuesit politikë janë pa asnjë vlerë dhe nuk i kontribuojë procesit. Votat janë në kuti. Kini durim për numërimin dhe vlerësimin e tyre. Rezultati paraprak, jo më vonë se dita e martë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












