Kosova
KQZ: Rezultatet përfundimtare mund të shpallen shumë më herët, sot nis numërimi i votave me kusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se të gjitha aktivitetet në kuadër të numërimit të votave po përfundojnë më herët sesa që ishte planifikuar, çka sipas KQZ-së, i hap rrugë shpalljes së rezultatit përfundimtar, shumë më herët se më 19 janar.
“Në planifikimet e KQZ-së, përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës kjo është arritur në mesditën e 3 janarit. Numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga votimi me postë ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar, por ka përfunduar më 3 janar. Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditës së sotme. Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen shumë më herët”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se po planifikohet që sot të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, derisa aktualisht është duke vazhduar numërimi i votave me postë.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Fletëvotimet e numëruara deri më tani janë nga më shumë se 28 mijë pakot me fletëvotime që ishin tërhequr, para vitit të ri, nga dy kutitë postare të KQZ-së, njëra në Berlin dhe tjetra në Bernë. Ndërkaq, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë. Procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë vendit përmbyllet sot”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











