Kosova
KQZ sqaron përse nuk janë publikuar rezultatet nga 21 vendvotimet e mbetura
Deri mbrëmë, kur dhe janë procesuar të dhënat për herë të fundit në ora 19:10, janë numëruar 99.17 për qind e votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar edhe arsyen e mos publikimit ende të rezultateve preleminare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se arsyeja pse nuk janë publikuar edhe rezultatet e 0.83 për qind, apo 21 vendvotimeve është se pas numërimit të votave, materialet zgjedhore janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi të. Këto nuk mund të përditësohen, pasi, siç tha ai, hapja e kutive nuk mund të bëhet tani.
Ai shpjegoi se një procedurë e tillë do të bëhet kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
“Ju njoftoj se arsyeja pse ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre është se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë. Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, tha Elezi.
Nga 2533 vendvotimeve, janë procesuar 2512 vendvotimeve.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 përqind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 përqind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 përqind apo 62 mijë e 66 vota.
Në Deçan kanë mbetur pa numëruar votat në një vendvotim. Në Gjilan kanë mbetur pa u procesuar tetë vendvotime.
Në Klinë janë procesuar votat në 60 prej 62 vendvotimeve. Në Mitrovicë ka mbetur një vendvotim pa u procesuar. Në Leposaviq kanë mbetur tri vendvotime pa u procesuar.
Një vendvotim në Pejë, e po ashtu edhe në Podujevë një.
Në Prizren janë procesuar 234 prej 236 vendvotimeve. Në Shtërpcë janë procesuar 16 prej 17 vendvotimeve, e në Mitrovicë të Veriut janë procesuar 23 prej 24 vendvotimeve.
Bazuar në këto rezultate, VV pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë.
Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen sot, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












