Kosova
KQZ: Votimi përmes postës, nga 19 shtator deri më 4 tetor
5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.
Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit. Nga 30 shtatori deri më 10 shtator Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:
– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;
– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe
– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Votimi Përmes Postës do të fillojë të enjten, më 19 shtator, dhe do të përfundojë më 4 tetor.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale















