Lajme

«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»

«Më vjen sikur në jetën time të parë kam qenë shqiptarë, e jam ringjallur si zvicëran», Roland Wiprächtiger.

«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare», Roland Wiprächtiger.

«Më vjen sikur në jetën time të parë kam qenë shqiptar, e jam ringjallur si zviceran», Roland Wiprächtiger.
Dashuria e tij për, siç thoshte ai, «trojet shqiptare» ishte një fenomen në vete.

Kishte vizituar me dhjetëra herë Kosovën e Pollogun e Tetovës. Për fat të keq, udhëtimin në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri nuk patëm mundësi ta realiziojmë së bashku.

Çështjet e temat shqiptare kanë qenë pjesë e jetës së tij që nga rinia. Fliste kulluar gjuhën shqipe, lexonte rregullisht gazetat në shqip.

Ndihmesa që ai ndër vite u ka dhënë shqiptarëve – e jo vetëm atyre – janë të pamatura. Viteve të fundit si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Shiptarëve të Zvicrës.

E kujtojmë me respektin më të madh. Na mungon si shok, si mik, si bashkëbisedues i këndshëm me humor të veçantë.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës./Albinfo.ch