Lajme
Krasniqi: Kush ka probleme me interpretimin le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi nuk ka heqë dorë nga përgjigjja që ia ka dhënë EULEX-it, për çështjen e imunitetit të deputetëve.
Krasniqi ka deklaruar se çështja e imunitetit të deputetëve është mirë e qartësuar me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën.
Prandaj sipas tij, Kuvendi i Kosovës nuk do të nxjerrë Rezolutë për të kërkuar qartësim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Ai ka theksuar se çështja e imunitetit është tepër e qartë dhe kushdo që ka paqartësi, këtë vetë mund ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Është e qartë. Deputeti është me imunitet 24 orë. Kush ka probleme me interpretimin le ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka vlerësuar ditë më parë se nuk është përgjegjësi e Kuvendit që të merret me çështjen e imunitetit.
Ai i ka sugjeruar EULEX-it që, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










